Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me klubin kulturor “Vanço Mihajllov” i cili ditëve të fundit u hap në Manastir dhe reagimet të cilat ende nuk po qetësohen në opinion për shkak të provokimeve të politikanëve bullgarë, tha se Petkovi fillimisht duhet të bëjë kur të kthehet në Sofje është të hapë të paktën dy klube të tilla në Bllagoevgrad dhe Sandanski për maqedonasit të cilët jetojnë në Maqedoninë Pirine.
Mickoski i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Brukselit t’u japë fund këtyre ekzibicioneve joevropiane nga ana e Sofjes zyrtare sepse këtu në Maqedoni, thotë Mickoski, nuk ka kujt më t’i bëjë thirrje sepse bëhet fjalë për politikanë jokredibilë të cilët përveç krimit, korrupsionit, turpit dhe mungesës së idesë nuk dinë çfarë të bëjnë,ttransmeton zhurnal mk.
“Këtu nga Ilindeni i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe Brukselit zyrtar t’i japë fund këtyre qëllimeve fashizoide dhe hegjemoniste nga ana e fqinjit tonë lindor të bëjë presion dhe të mundësojë që Maqedonia përfundimisht t’i fillojë negociatat. Ky popull këtë e meriton sepse shumë herë në histori ka treguar se qëndron krah për krah me vlerat evropiane”, tha Mickoski.