Këtë javë filloi sezoni i ri i famshëm i tenisit botëror ” French Open”. Dihet tashmë se “French Open” i ka kaluar ku e ku kufijtë e një mega gare tenistike. Ai është kthyer në një festë të vërtetë sportive, në një pikë ku takohen qindra yje dhe personalitete të shquara të botës, të cilat ia forcojnë më tej imazhin Francës. Deri më 11 Qershor që vazhdon ku turne, emri Roland Garros është ai që përmendet më shpesh në median franceze dhe atë botërore. Stadiumi, kupa, gara, festa, të gjitha mbajnë emrin Roland Garros. Mirëpo, pakkush e di se Roland Garros nuk ka qenë tenist. Atëhere si shpjegohet që stadiumi legjendar fantastic në Paris me 18 fusha me kapacitet 20.000 vetë mban emrin e tij nga viti 1928 kur u ndërtua?
Roland Garros lindi në Saint Denis në Paris më 6 Nëntor 1888. Ai ishte qysh i vogël i apasionuar mbas avionit dhe fluturimit, çka e vazhdoi dhe gjatë rinisë së vet. Ishte i pari që kapërceu me avion Detin Mesdhe, mes disa difekteve, mbas 8 orë fluturimi më 23 Shtator 1913, kur i kishin mbetur vetëm 5 litra karburant!
Gjithashtu, ai ia doli mbanë të montonte një mitraloz të vogël në avion, duke u bërë tmerri i gjermanëve gjatë Luftës së I Botërore, por më vonë e rrëzuan në Belgjikë. Mbas një periudhe burgu, u kthye sërish në betejë, pavarësisht gna problemet shëndetësore derisa u vra në Ardenne, më 5 Nëntor 1918, një ditë përpara 30 Vjetorit të lindjes.
Por, si rrodhën punët që stadiumi i famshëm i Tenisit në Paris mori emrin e tij, ndonëse ai nuk kishe asnjë lidhje me sportin dhe ca më pak me tenisin?
Kjo ndodhi më 1928, kur shoku i ngushtë i Garros, lojtar i famshëm i ekipit francez të Rugbis, Emile Lesueur, dha të drejtën e përdorimit të tokës për stadiumin, por me kushtin e vetëm që ai të mbante emrin e Roland Garo, mishërimi i forces, intelmigjencës dhe kurajos, pikërisht ato cilësi që kërkohen sidomos në sportin e tenisit. Sepse kësisoj, heroi i qiellit, i fluturimit, luftëtari i shquar i Francës do të bëhej mbret në tokë me një sport të tillë aq popullor.
Kështu, më 1928, me inaugurimin e tij stadiumi mori emrin “Roland Garros” dhe shumë shpejt ky emër u bë emblematik në media, te tifozët, në rrethet kulturore, sportive dhe kudo. Përfundimisht, Garros u bë mbret i vërtetë në token franceze, për të cilën ai dha jetën e tij të re.
/Argumentum.al