Roma ka mundur 1-0 Feyenoordin në ‘Air Albania’ duke marrë trofeun e parë evropian në historinë e saj pas 61 vitesh, dhe të parin për ekipet e futbollit italian pas 12 vitesh! Italianët shpërthejnë në festë, duke ‘iu falur’ Nikolo Zaniolo i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Roma, 31 vjet pas finales së saj të fundit europiane, triumfon në Tiranë, duke fituar Konferencën e Ligës, në edicionin e parë të saj, duke mundur në finale Feyenoord 1-0. Goli i fitores i verdhekuqve u nënshkrua nga Zaniolo në minutën e 32-të të pjesës së parë, rezultat i mbajtur nga skuadra e Mourinhos deri në minutën e 95-të.
Një ndeshje nervash, taktike dhe zemre, që i jep djemve të Jose Mouriho një trofe europian që i mungonte në të gjithë historinë e saj. Për Mourinhon është triumfi i pestë në kupa evropiane, pas dy Champions League dhe dy Ligave të Evropës, ai është trajneri i parë dhe i vetëm që ka fituar në tre kompteticione të ndryshme të UEFA-s. Italia rikthehet për të ngritur një trofe europian pas 12 vitesh nga Interi i tripletës të vetë Mourinhos.
Verdhekuqve iu mungonte një finale europiane prej 31 vitesh të cilën për herë të fundit e humbën kundër Inter në UEFA Cup, ndërsa këtë radhë do të kërkojnë një fund të lumtur, që duket se janë afër. Nga ana tjetër, holandezët mbërritën në finalen e Tiranës me një rekord prej tre fitoresh në finalet që kanë luajtur dhe do të mundohen të mbesin besnikë të kësaj statistike.
Për finalen e Tiranës, José Mourinho, i cili pas 95 minutash u përfshi nga lotët, vendosi Pellegrinin dhe Zaniolo pas Abrahamit, i cili ishte pyke në sulm. Me Mkhitaryan në mesfushë me Cristante. Për pjesën tjetër, trajnimi tipik. Trajneri i Feyenoord Arne Slot mbështetet në përvojën e Senesi në mbrojtje, në cilësinë e Kockut në mesfushë dhe në Dessers si sulmues kryesor. Feyenoord e nis me një presion mbytës por Roma arrin të përgjigjet pa rrezikuar në fillim. Në minutën e 15′ Pellegrini nis kundërsulmin, por humbet epërsinë fillestare dhe humbet topin në thellësi drejt Zaniolos. Vetëm pas një çerek ore, megjithatë, verdhekuqtë humbën Mkhitaryan ka një rikthim pas lëndimit në kofshën e djathtë një muaj më parë. Armeni largohet nga fusha për t’i hapur rrugë Oliveiras. Skuadra e Mou nuk trembet dhe në minutën e 24-të vjen një top ndriçues me anësorin e Pellegrinit, por Zaniolo për arsye disa centimetrash nuk e fikson topin në zemër të zonës së rreptësisë. Në të 32′ Mancini peshkon me një gjuajtje të gjatë Zaniolo, i cili kontrollon mirë nga gjoksi në zonë dhe parakalon Bijloë me majën e këmbës së majtë dhe 1-0 të Romës. Holandezët tentojnë të reagojnë por asgjë në pjesën e parë.
Feyenoord menjëherë nën presion në fillim të pjesës së dytë dhe Roma në vështirësi. Roma shfaqet e lodhur dhe Mourinho ndryshon duke futur Veretout për Zaniolo dhe Spinazzola për Zalewski, me Pellegrinin që i bashkohet Abrahamit. Por nuk pati asnjë minutë për shqiptarin Marash Kumbulla.
Transmetimi i finales nga Tirana u bë nga 155 vende të botës ndërkohë që 300 gazetarë komentuan këtë finale, duke i bërë kështu një promovim të jashtëzakonshëm vendit tonë.
Mbi 800 të ftuar VIP të UEFA-s ishin sonte në “Air Albania”. Në këtë listë janë drejtues të 55 vendeve të futbollit, janë personalitete të ndryshme. Drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptare, kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta ndoqën finalen nga shkallët e stadiumit.
Jose Mourinho foli për Supersport pas fitimit të Conference League në finalen ndaj Feyenoordit (1-0) që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. “Special One” u shfaq i lumtur për këtë sukses, teksa deklaroi:
“Jam shumë i lumtur, djemtë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Ishte një fitore shumë e madhe. Kemi luajtur 55 nd
eshje, vetëm Rui Patricio ka luajtur 54 ndeshje si titullar”.“Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, pasi arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”, deklaroi trajneri portugez i Romës.
/Argumentum.al