Numri i vdekjeve që janë regjistruar në të gjithë botën nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) i tejkaloi 2 milionë e 452 mijë e 750. Kurse numri i të infektuarve është mbi 110 milionë e 848 mijë dhe numri i të shëruarve llogaritet mbi 85 milionë e 796 mijë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) – Vendi vazhdon të jetë epiqendra e pandemisë me 505 mijë e 309 të vdekur dhe 28 milionë e 523 mijë e 520 raste pozitive të konfirmuara.
Mbretëria e Bashkuar – 119 mijë e 387 njerëz të vdekur janë regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë, përfshi 454 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit. Numri i rasteve pozitive është 4 milionë e 83 mijë e 242. Numri i njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Covid-19 i tejkaloi 16 milionë e 423 mijë, nga të cilët 573 mijë e 724 kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Itali – Gjatë 24 orëve të kaluara kanë humbur jetën edhe 347 pacientë të tjerë me Covid-19 duke e çuar numrin e viktimave të koronavisurit në 94 mijë e 887. Kurse numri i infektuarve është rritur në 2 milionë e 765 mijë e 412 me 13 mijë e 762 raste të reja të ditës së fundit.
Francë – Numri i vdekjeve u rrit në 83 mijë e 393 dhe ai i të sëmurëve në 3 milionë e 536 mijë e 648. Vetë në 24 orët e fundit janë regjistruar 271 viktima dhe 22 mijë e 501 raste pozitive.
Spanjë – Me vdekjen e 388 njerëzve ditën e fundit për shkak të Covid-19, humbja e jetëve arriti në 66 mijë e 704. Në të njëjtën periudhë, numri i të infektuarve u rrit në 3 milion e 121 mijë e 687, përshi 14 mijë e 515 rastet e reja që janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Meksikë – Nënsekretari i Parandalimit dhe Promovimit të Shëndetit të Meksikës, Hugo López-Gatell, raportoi këtë të enjte se 104 mijë e 666 doza të vaksinës kundër COVID-19 u aplikuan më 17 shkurt në kuadër të fushatës kombëtare të vaksinimit. Me rekordin e kësaj dite të fundit, vendi i Amerikës së Veriut tejkaloi një milion njerëz të vaksinuar: 1 milionë e 58 mijë e 139 që kur filloi plani i imunizimit në dhjetor të 2020-s. Qeveria Meksikane gjithashtu sqaroi se shpejtësia e aplikimit përcaktohet nga shpejtësia e mbërritjes, prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave. Deri tani Meksika ka marrë 860 mijë 450 doza të vaksinës së prodhuar nga “AstraZeneca”, nga të cilat janë aplikuar 318 mijë e 258. Për pjesën tjetër të atyre që u vaksinuan u përdor ilaçi i “Pfizer-BioNTech”.
Indi – 85 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe 13 mijë e 745 njerëz u infektuan me virusin. Humbja e jetëve në vend u rrit në 156 mijë e 123 dhe numri i rasteve në 10 milionë e 963 mijë e 394.
Irak – Humbjet e jetëve të regjistruara janë: 13 mijë e 220; numri i rasteve: 657 mijë e 453. Në vend është zbuluar varianti britanik i llojit të ri të koronavirusit. Në Kirkuk u shpall shtetrrethimi. Sipas vendimit, ora policore do të zbatohet e plotë (24 orë) për ditët e premte, të shtunë dhe të diel, kurse në ditët e tjera midis 20.00 në mbrëmje dhe 05.00 në mëngjes (me orën lokale) për 2 javë.
Ministria palestineze e Punëve të Brendshme në Rripin e Gazës ka njoftuar lehtësimin e masave të koronavirusit nga kjo e diel. Deri tani në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor nga koronavirusi kanë vdekur 2 mijë e 155 njerëz për 193 mijë 418 raste pozitive në total.