Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato njoftuan ditën e sotme se projekti për rrethrrotullimin e Shqiponjës do përfundojë brenda 24 muajve nga nisja e tij.
Qato tha se elementi i shtuar në këtë projekt do të jetë rikonceptimi i nyjes dhe rrugëve lidhëse që tashmë parashikojnë kontrollin e fluksit të mjeteve teksa njoftoi se procedurat e garës do të nisin menjëherë.
“Elementi i shtuar është rikonceptimi i nyjes dhe rrugëve lidhëse të cilat tashmë parashikojnë që fluksi i mjeteve të jetë plotësisht i kontrollueshëm. Afati kohor për përfundimin e tij do jetë jo më shumë se 24 muaj. Procedurat e garës do nisin menjëherë. Gjuha e shpronësimeve është ruajtur nga projekti i parë me disa ndryshime të vogla. Ky projekt do i hapë rrugë zhvillimit urban në Tiranë”, tha Qato.
Ndërkohë që Balluku u ndal të fliste për shpronësimet të cilat deklaroi se janë zhvilluar përmes një procesi model dhe pagesat janë bërë në kohë reale. Ajo deklaroi se fondi është i njëjtë.
“Nuk do përfitojmë thjesht një nyje që do lehtësojë trafikun por do mundesoje edhe një qendër urbane. Shpronësimet janë bërë. Procesi ka nisur. Shpronësimet janë zhvilluar përmes një procesi model. Këtë herë ato janë bërë duke paguar në kohë reale menjëherë pas nisjes së procesit. Ne kemi ecur me Bashkinë e Tiranës edhe me rregullimin”, tha Balluku.
Ndërsa lidhur me kompaninë e mëparshme fituese për këtë projekt, kontrata me të cilën u anulua pas konfirmimit se ka falsifikuar bilancet me të cilat është paraqitur në tender, Balluku Qato tha ka nisur një proces gjyqësor.