Rritja e çmimit të energjisë dhe kriza e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ka qenë në fokusin e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë të hënë.
Lulzim Basha u ka kërkuar deputetëve që të qëndrojnë në kontakt direkt me qytetarët.
Këtë pohoi dhe vete Basha para gazetarve thene se do të mbështesin çdo formë të reagimit qytetar, duke iu referuar protestës që është thirrur të mërkurën.
“Ajo që dominoi bisedën ishte çështja e çmimeve dhe paralajmërimi i tellallit të së keqes dje për rritjen e çmimit të energjisë. Energjia dhe karburantet rëndojnë më së shumti ekonominë shqiptare.
Ka një efekt të drejtpërdrejtë të gjithçka tjetër që ne konsumojnë. Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë ku në fakt e rriti edhe për familjarët dhe biznese.
Dhejtëra familjarë kanë vrarë veten në qeli. Mbi 1 mijë janë burgosur. Mbi 40 mijë qytetarë kanë shpenzuar një natë në komisariat në furtunën terrorit për reformën energjisë.
Këtu pyetja shtrihet çfarë u bë me reformën e famshme? Ku shkuan paratë e velura qytetarëve? Ne e dimë se këto para nuk shkuan kurrë në destinacion.
Çmimi i energjisë dhe karburantit u rrit. Këto janë fakte që i dinë të gjithë. Është një fabul sesi zonat kufitare shkojnë për të blerë karburant në Kosovë apo Maqedoni.
Kjo është një tjetër pasojë e dështimeve të tij. Paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë. Me këto para ka pasuruar veten tij dhe një grusht oligarkësh.
Përballë kësaj ne kemi jo vetëm propozimet që u bënë publike dje, por ne po kështu do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqi të re që Edi Rama po përgatit.kjo nuk është gropë nga tregjet ndrëkombëtare por nga korrupsioni i Edi Ramës.
Ka vetëm një mënyrë për ta mbushur këtë gropë që paratë zhvatura me PPP të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar.
Detyra jonë nuk është thjeshtë denoncimi, që ti tregojmë shqiptarëve se ka zgjidhje. Të nxisim dhe përkrahim të gjitha format e reagimit popullor,” tha Basha.