Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe katër raste të prekura me koronavirusin e ri.
“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare. Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, është thënë në njoftim.
Duke përfshirë të dhënat e reja, në Kosovë deri më tani dihet për 28 persona të infektuar me Covid-19.
Më heret u njoftua dhe nga Maqedonia e Veriut për rritje në mënyre të shpejt të infektuarve me koronavirus .
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës të shtunës janë regjistruar edhe 9 raste të reja me Covid-19,pra gjithse 85 e raste. Raste me koronavirus deri më tani janë regjistruar në Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.
“Pacienti i vetëm që është nën aparat të frymëmarrjes, është në fazë kritike. Të gjithë pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me klinikat”, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në vetizolim janë mbi 4 mijë persona ndërsa qeveria ka njoftuar se në dispozicion të personave të prekur janë vendosur të gjitha objektet shtetërore, por edhe hotele.
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se 2300 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë të bllokuar në shtete tjera dhe se për evakuimin e tyre nga e hëna do të organizohen fluturime humanitare me qëllim kthimin e tyre në vend dhe vendosjen në karantinë si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
© Argumentum.