Kina, Irani dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare më 27 dhjetor, në kohën e tensioneve në mes të Teheranit dhe Uashingtonit.
Stërvitjet e përbashkëta do të mbahen në Oqeanin Indian dhe Gjirin e Omanit nga 27 dhjetori deri më 30 dhjetor, kanë njoftuar zyrtarët në Pekin dhe Teheran.
Kina do të dërgojë raketën e saj për shkatërrim të udhëzuar, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Wu Qian.
Ai nuk ka dhënë detaje se cilat anije apo për numrin e personelit që do të marrë pjesë në këtë organizim.
Në Teheran, zëdhënësi i forcave speciale të armatosura, Aboldazl Shekarchi ka thënë se stërvitjet do të “stabilizojnë sigurinë” në rajon.
Ai ka thënë se qëllimi i stërvitjeve është që të fuqizohet “siguria e tregtisë ndërkombëtare në rajon” dhe “luftimi i terrorizmit”.
Këto stërvitje do të zhvillohen në kohën e tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Uashingtoni ka propozuar krijimin e një misioni detar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Gjirin Persik, pas një grupi sulmesh në ujërat e këtij Gjiri, për të cilat SHBA-ja dhe aleatët e saj fajësojnë Iranin.
Teherani në anën tjetër mohon akuzat.
Marrëdhëniet janë përkeqësuar prej kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Pas këtij vendimi, SHBA-ja ka kthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti, duke i dëmtuar rëndë Iranit sektorin bankar dhe atë të naftës./rel