Kremlini njoftoi se presidenti rus drejtoi personalisht trajnimin e forcave të parandalimit strategjik tokësor, detar dhe të aviacionit, gjatë të cilit u ushtruan lëshime praktike të raketave balistike dhe kryqëzuese
Rusia ka mbajtur një stërvitje të forcës strategjike bërthamore për të praktikuar një kundërsulm masiv kundër armikut, tha të mërkurën ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu raporton agjensia e lajmeve ruse TASS.
“Në përputhje me orarin e stërvitjes së Forcave të Armatosura Ruse po zhvillohet një stërvitje për të praktikuar komandën dhe kontrollin e Forcave të Armatosura, duke përfshirë detyrat e kryerjes së një sulmi masiv bërthamor nga forcat bërthamore strategjike në hakmarrje për sulmin bërthamor të armikut.” tha Shoigu në një raport drejtuar Presidentit Vladimir Putin.
Si pjesë e trajnimit, një raketë balistike ndërkontinentale Yars u lëshua nga kozmodromi Plesetsk dhe një raketë balistike Sineva nga Deti Barents në vendin e provës Kura në Kamchatka. Në stërvitje u përfshinë dy avionë me rreze të gjatë Tu-95MS. Të dy lëshuan raketa lundrimi. Sipas faqes së internetit të Kremlinit, të gjitha detyrat u kryen plotësisht dhe të gjitha raketat goditën objektivat e tyre, duke konfirmuar karakteristikat e pritshme.
/Argumentum.al