Rusia ndaloi hyrjen për ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Malit të Zi si dhe për ish-kreun e inteligjencës.
“Më 14 tetor, një notë nga Ministria e Jashtme ruse iu dërgua Ambasadës së Malit të Zi në lidhje me ndalimin e hyrjes në Federatën Ruse për ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, R. Krivokapiç, ministrin e Mbrojtjes, R. Koneviç dhe ish-drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare S. Kentere”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Më 29 shtator, Mali i Zi shpalli “persona të padëshiruar” gjashtë punonjës të ambasadës ruse në Podgoricë për shkak të “veprimtarive që nuk janë në pajtueshmëri me konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”.
/Argumentum.al