Rusia ka vendosur sanksione personale ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe disa zyrtarëve të tjerë të rangut të lartë dhe oficerëve ushtarakë të administratës amerikane.
“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë që ndalojnë, ndër të tjera, hyrjen në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e lartë rusë, Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes [Lloyd] Austin dhe Kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët. Mark] Milley, si dhe një numër drejtuesish të disa agjencive dhe figura të njohura amerikane, janë përfshirë në “listën e ndalimit” ruse në baza reciproke që nga 15 marsi i këtij viti”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë e lëshuar të martën.
Lista e plotë e të sanksionuarve nga Rusia:
Presidenti i SHBA Joe Biden
Sekretari i Shtetit Antony Blinken
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin
Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Gjeneral Mark Milley
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jacob Sullivan
Drejtori i CIA-s, William Burns
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki
Daleep Singh, zëvendës këshilltar i Bidenit për sigurinë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare
Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power
Djali i Presidentit Biden, Hunter Biden
Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton
Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo
Reta Jo Lewis, presidente dhe kryetare e bordit të drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit