Në dhjetor ka dritare kyçe sa i përket politikës për integrimin e BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor, ndërsa procesi nuk do të jetë i besueshëm nëse nuk pranohet progresi i vërtetuar në dosien e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në raportin e tetorit të Komisionit Evropian, bashkë me rekomandimin e përsëritur se të dyja vendet i përmbushin kushtet që t’i fillojnë bisedimet me BE-në, kanë konstatuar në takimin e sotëm në Shkup kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, njoftoi shërbimi për informim i qeverisë.
Zaevi e informoi Rutten edhe për iniciativën më të re “Ballkani i Hapur” ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, e cila ka për qëllim që ta demonstrojë kapacitetin e përbashkët të rajonit dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset tona që është komplementar me procesin e anëtarësimit përmes të cilit do të mundësojë që të përgatitemi për integrimin e plotë në politikat e BE-së.
Rutte i cili është për vizitë zyrtare të parë të një kryeministri holandez në Maqedoninë e Veriut, shprehu mbështetje për procesin “Ballkani i Hapur” dhe vlerësoi se iniciativa duhet të mbetet e hapur edhe për shtetet e tjera të rajonit.
Kryeministri Zaev në takim e shprehu kënaqësinë e tij dhe të Qeverisë nga dialogu politik i intensifikuar në nivel të lartë gjatë disa viteve të fundit.
“Holanda është partnere e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut në NATO. Arritëm lidhje të fuqishme bilaterale zhvilluam bashkëpunim gjatë 28 vendeve të fundit. Në mënyrë shtesë, Holanda u bë mbështetësja jonë më e përkushtuar edhe e përpjekjeve tona për integrim në BE”, theksoi Zaevi.
Ai theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut fuqishëm i vlerësoi porositë inkurajuese të mbështetjes holandeze për procesin e integrimit në BE. Ishin përshëndetur edhe arritjet në sferën e përforcimit të demokracisë dhe sundimin e drejtësisë me theks të nevojës nga zbatimi i vazhdueshëm dhe i përkushtuar i standardeve dhe qëllimeve reformuese të BE-së.
Zaevi shprehu falënderim edhe për mbështetjen holandeze në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut si demokraci evropiane, shoqëri e lirë dhe ekonomi e lirë tregu, duke theksuar se Holanda është donatorja më e madhe bilaterale, ndërsa Maqedonia e Veriut është nën konstituencën holandeze në Bankën Botërore, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.