Duke folur pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila e dënoi me 5 vjet burg që do ti konvertohet në 3 vjet shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar, deklaroi: “Mu duk një gjë e tipit je i pafajshëm por nuk kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, nesër do komunikoj me mediat”.
Teksa gjykata rrëzoi provat e prokurorisë për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre, Tahiri pati këtë koment:
“Dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ça t’ju them? Jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që ka bërë trafik droge. Sot gjykata thotë jo nuk e ke bërë këtë, nuk je as pjesë e grupit kriminal, nuk je as trafikant, nuk ke bërë trafikant droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqëe kushërinjtë ke shpërdoruar detuyrën. Çfarë tu them juve. Zoti ju ruajtë, ishalla nuk ju përdor njeri emrin se hëngrët.”
Tahiri nuk e cilësoi një fitore, por tha se është vetëm maja e betejës së tij.
Ish-ministri i Brendshëm tha se do të apelojë vendimin