Tensione në samitin e Brdo-Brijunit.
Shkak është bërë miratimi i deklaratës së përbashkët ku palët shpreheshin për mos ndryshimin e kufijve të Ballkanit.
Atmosfera në këtë samit ka qenë elektrizuese për faktin se prej kohësh është folur për një dokument “non-paper”, jo zyrtar, e që kishte burimin nga qeveria sllovene e cila parashikonte rishikimin e kufijve.
Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti“, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Xhaferoviç e ‘sulmuan’ presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione, sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, por Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.
“Platformat e vjetra për fajin e Beogradit u përsëritën dhe kreu i shtetit serb mori hak ashpër kundër Osmanit dhe Xhaferoviç, të cilët e sulmuan atë së bashku”, raporton Media serbe
Mësohet se Vuçiç për shkak të këtij debati është larguar nga samiti përpara përfundimit të tij.