Samsung bën një tjetër hap të rëndësishëm drejt burimeve të qëndrueshme me paketimet ekologjike prej kartoni
SEOUL, Kore – 14 prill, 2020 – Samsung Electronics sot njoftoi se do të prezantojë një paketim të ri eko-miqësor në të gjithë portofolin e produkteve të tij të televizorëve Lifestyle, në përpjekje për të zvogëluar gjurmët e ndotjes së mjedisit.
‘Paketimi’ i ri i Samsung, i bërë nga kartoni i valëzuar eko-miqësor do të aplikohet në Serif, The Frame dhe Sero, duke i lejuar klientëve riciklim më të lehtë si dhe ripërdorimin e kutive të kartonit për aktivitete kreative.
Samsung ka aplikuar një model matricë në secilën anë të kutive të tij të kartonit të valëzuar eko-miqësore, duke i lejuar klientët të presin kutitë më lehtë dhe t’i mbledhin ato për përdorime të tjera të ndryshme, si tavolina të vogla ose shtëpi për kafshët shtëpiake.
Brenda paketimit është një manual për të udhëzuar klientët se si të bëjnë sende shtëpiake nga kutitë e kartonit, i cili mund të aksesohet duke skanuar kodin QR në kuti.
Përdoruesit e Serif që kanë tendencën të vendosin rafte dhe mobilje rreth televizorit, mund të ndërtojnë shtëpi për mace, rafte revistash, madje edhe rafte nga kutitë e kartonit për të ruajtur sendet shtëpiake dhe pajisjet elektronike, përfshirë telekomandën.
Në fillim të këtij viti, Samsung fitoi CES 2020 Innovation Awards për konceptin e tij të eko-paketimit për promovimin e përdorimit efikas të burimeve.
Si pjesë të eko-paketimit të ri, Samsung dhe Dezeen, një revistë britanike mbi stilin e jetës, do të zhvillojnë një konkurs botëror për dizajn, duke filluar nga 6 Prilli, ku të dy kompanitë do t’i japin çmime dizajneve më unike dhe më praktike, dhe do t’i aplikojnë ato në manualet për eko-paketim.
“Konsumatorët kanë më shumë gjasa të blejnë nga një markë që ndan bazat dhe vlerat e ngjashme me ata, dhe me eko-paketimin tonë, ne besojmë se mund t’u sigurojmë klientëve tanë një përvojë të re që e konsideron mjedisin si një mënyrë të rëndësishme për t’u shprehur”, tha Kangwook Chun, Zv. President Ekzekutiv dhe Drejtor i Ekipit të Strategjisë së Produkteve të Departamentit Vizual në Samsung Electronics.
Për më shumë informacion mbi kompeticionin e dizajnit, ju lutem vizitoni website-in e Dezeen në www.dezeen.com dhe Instagram-in e Samsung TV (@samsungtv).
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjikedhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com