Në fjalën e tij, Scholz-i tha se ishte në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit që aktualisht nuk janë pjesë e BE të anëtarësohen në bllok.
Shumë vëzhgues kanë paralajmëruar se Rusia mund të përpiqet të përdorë ndikimin e saj në rajon për të destabilizuar BE.
Të mërkurën, Scholz përshëndeti rifillimin e bisedimeve të pranimit në BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajve të fundit, si dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit të BE, duke iu bashkuar kështu Shqipërisë, Moldavisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE.
Kosova aplikoi për në BE
Edhe Republika e Kosovës aplikoi të mërkurën zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dokumenti përkatës u nënshkrua nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca në Prishtinë.
Komentet e kancelarit gjerman vijnë një javë pasi Austria bllokoi Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u bashkuan me BE në 2007, që të bashkohen me zonën Shengen të Bashkimit Evropian.