Në Shqipëri do të krijohet një Komitet i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë foto nga takimi i sotëm, ku prezente ka qenë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Rama shprehet se komitet do i japë biznesit të huaj dhe vendas një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë.
“Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë”, shkruan Rama.