Në seancën plenare të fundit të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë u miratuan disa ligje. Kuvendi miratoi ligjin “Fëmijët nën Përkujdesjen e Republikës”, për jetimët e të gjithë të rënëve në krye të detyrës apo qytetarëve që humbën jetën në mbrojtje të jetës së të tjerëve apo pronës publike, në kushte situatash fatkeqësie natyrore, si edhe të mjekëve e infermierëve që ndërruan jetë në frontin e luftës kundër virusit Covid-19″. Kuvendi miratoi me 83 vota pro dhe 1 kundër projektligjin “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.
Pas miratimit, kryeministri Edi Rama theksoi se “themelet e Ligjit për Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës, janë pagë e plotë mujore e prindit deri në moshë madhore ose deri në moshën 25 vjeç për fëmijën e vetëm kur ai/ajo ndjek studimet e larta – 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë – 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre – 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fēmijë që kanë humbur prindin e me radhë”.
Gjithashtu, Rama theksoi se ligji parashikon mbështetje me prioritet për arsimimin dhe punësimin e çdo fëmije nën përkujdesjen e Republikës, kujdes shëndetësor i mbuluar financiarisht nga shteti edhe kur fëmija nën përkujdesjen e Republikës, kurohet në struktura jopublike, brenda ose jashtë vendit.
Vendimet e Kuvendit
-Amendamente për prodhimin e Pfizer, miratuar me aktin normative, pro 90, asnjë pro dhe abstenim
-Projektligji për AGJP, 76 pro, 12 kundër, asnjë
-“Fëmijët nën përkujdesjen e republikës’për 83 pro, kundër 1, asnjë abstenim
-Investimet strategjike, 75 pro, 11 kundër, 1 abstenim
Financimi mes Shqipërisë, Kosovës për Programin ndërkufitar 90 pro, kundër 0, abstenim 0
-Programi I bashkëpunimit ndërkufitiar me Malin e Zi, 88 pro, kundër asnjë, abstenim asnjë,
-Dekreti i presidentit për ligjin për Bashkëqeverisjen pro 14, kundër 76, dekreti humbet fuqinë
-Dekreti i presidentit për ligjin 2021 për buxhetin e vitit 2022, 14 pro, kundër 76, dekreti bie
-Dekreti I presidentit për disa shtesa TVSH, 14 pro, 76 kundër, dekreti humbet fuqinë
-Dekreti i presidentit për taksat kombëtare, 14 pro, 76 kundër, abstenim asnjë, dekreti humbet fuqinë
Seanca, e cila zgjati thuajse 8 orë, rrëzoi 4 dekretet e kreut të shtetit për Bashkëqeverisjen, Buxheti i 2022, TVSH-në dhe taksat kombëtare me rezultatin e votimeve 14 pro, 76 kundër dhe asnjë abstenim si dhe miratoi buxhetin e 2021.