Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, Blinken uron shqiptarët për ditën e pavarësisë dhe vlerëson partneritetin strategjik mes dy vendeve.” Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e të fortë që kemi ndërtuar së bashku”, thuhet në mesazhin e Blinken drejtuar shqiptarëve.
Mesazhi i Antony Blinken:
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale. Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve.