Hryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi sot se pati një takim të ngrohtë me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. “I nderuar me vizitën e Eminencës së Tij që po i bën Kosovës, – shkroi Haradinaj në Fb, – një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.
Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë,” përfundon kryeministri i Kosovës.