Kryeministri Edi Rama priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili qendroi për disa orë në Tiranë, dhe në daljen e tyre në konference për shtyp ku u theksua se pavarsisht krizes politike, nuk do të ndikojë në investimet e NATO-s në Shqipëri dhe në bazën ajrore në Kuçovë. Ky qëndrim i bë i ditur nga sekretari i NATO-s, megjithate Stoltenberg dhamesahin etij per dialog duke dënuar dhunën e cila bie ndesh me vlerat demokratike. Pas takimit me Kryeministrin Rama, Stoltenberg vijoi takimin me Presidentin Meta, i cili ndër të tjera tha se do të mbështesë dhe inkurajojë rritjen e buxhetit për mbrojtjen në 2% brenda 2024,
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri të kontribuojnë në dialog për zgjidhjen e krizës politike.
Duke iu referuar protestave në rang rajonal, Stoltenberg ngriti edhe njëherë shqetësimin e ndërhyrjes së Rusisë në proceset e brendshme të shteteve që janë pjesë e aleancës.
Stoltenberg: Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë dhe nuk është ndonjë shenjë dobësie, përkundrazi është shenjë force. Ajo që është e papranueshme është përdorimi i çdo lloj dhune dhe përpjekje për të minuar institucionet demokratike. U bëj thirrje të respektoni plotësisht institucionet demokratike të gjithë vendeve anëtare.NATO është aleancë politike dhe ushtarake e bazuar në vlerat themelore të demokracisë, shtetit ligjor, institucionet demokratike.
Çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes dialogut politik dhe përmes pjesëmarrjes në proceset demokratike. Zgjedhjet janë padyshim një pjesë themelore e procesit demokratik në shtetet aleate të NATO-s, përfshirë Shqipërinë. U bëj thirrje të gjithë aktorëve politike të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në dialog dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet, mendimet e ndryshme përmes dialogut dhe jo duke minuar institucionet demokratike. Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për tu përfshirë në proceset e brendshme politike në vende të ndryshme duke përfshirë edhe në proceset demokratike të vendeve aleate të NATO-s. Duhet të mbështesim institucionet demokratike dhe ti zgjidhim mosmarrëveshjet përmes proceseve demokratike dhe dialogut politik.
“Dhuna politike është e papranueshme”
Stoltenberg dha mesazhin se dhuna politike bie ndesh me vlerat demokratike.
Stoltenberg: Dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është e papranueshme prandaj u bëj thirrje aktorëve politike që të sillen me vetëpërmbajtje dhe të kërkojnë konsensus për të vazhduar rrugën tuaj të integrimit dhe për të zgjidhur cdo diferencë politike. Për shkak se kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe rajonin.
Sakaq kryeministri Edi Rama veçoi krizën politike në Shqipëri, duke thënë se ajo çfarë po ndodh këtu nuk ka ndodhur në asnjë vend të NATO-s.
Rama tha se opozita me sjelljen e saj në mënyrë indirekte po çon ujë në vendet që nuk duan integrimin e Ballkanit në NATO dhe BE, duke nënkuptuar kështu Rusinë.
Rama: Nuk është sekret ose mbase është sekreti më i madh publik që qasja e Rusisë ndaj NATO-s, ndaj BE-së, proceseve integruese nuk është një qasje miqësore. Së dyti nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çfarë ka ndodhur këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe mesa duket do të përpiqen që të ndodhë këtu. Do të ishte padiskutim një njollë e pashlyeshme për vendin tonë si një vend anëtar i NATO-s, e cila nuk është një aleancë ushtarake por është aleanca ushtarake e një grupi vendesh që ndajnë me njëra-tjetrën vlera dhe parime që nuk negociohen. Së treti, patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit, nuk përputhet me interesat, vlerat, parimet as të NATO-s, as BE dhe si e tillë me ose pa dashje çon ujë në mullirin e atyre që nuk e dëshirojnë integrimin e plotë të Ballkanit as në NATO dhe as në BE.
Situata e tensionuar politike nuk do të ndikojë në investimet e NATO-s në Shqipëri dhe në bazën ajrore në Kuçovë. Ky qëndrim i bë i ditur nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama.
Stoltenberg: Ne do të vazhdojmë me programin tonë të investimeve në bazën ajorore sic e kishim planifikuar, Trazirat politike, tensionet politike nuk do të ndikojnë sepse është një vendim i marrë në bazë të këshillës, të komandës tonë, kemi një buxhet dhe ne investojmë në objekte ushtarake përfshirë edhe këtë bazë ajrore në Shqipëri. Do të vazhdojmë me këtë. Për mua kjo është një shembull sesa e rëndësishme është NATO për Shqipërinë dhe shqipëria për naton. Nato është mënyrë për ti bashkuar 29 vendet aleatë. Përsa kohë rrim bashkë me njëri tjetrin jemi të sigurt. Kjo është arsyeja që nATO të bëhet më e fortë duhet të investihet. Këto na kanë mbajtur të bashkuar për 70 vite dhe kështu do të vazhdojmë në të ardhmen.
Nga ana e tij, kryeministri Rama siguroi se nuk do të lejohet që në Shqipëri të krijohet një situatë destabilizuese.
Rama: Siç tha sekretari i përgjithshëm, vendimi për të investuar në bazën ajërore të Kuçoves dhe program i investimet për ta kthyer atë bazë në një pjesë integrale të infrastrukturës së NATO-s nuk vihet në dyshim dhe as në diskutim. Për më tepër shtoj unë tani, në Shqipëri nuk do të ndodhe dhe nuk do lejojmë të ndodhë asnjë formë destabilizimi që do të cënonte imazhin e vendit tone, përtej cënimit që i sjell këtij imazhi organizimi i shfaqjeve të dhunshme në një perimeter të ngushtë dhe pa mbështetje popullore.
Jam i bindur se çdo qytetar që e do këtë vend pavarësisht a voton a s’voton për qeverinë nuk do të marr pjesë në një proces ku do të vërtetohej teza famëkeqe e armiqve historikë të Shqipërisë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet sepse nuk dinë të respektojnë as rregullat që i vënë vetë.
Kjo nuk është një shfaqje e një shqetësimi të madh popullor, por është një inskenim politik dhe nuk ka shans të shtrihet përtej kufijve të skenës politike. Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si një proces i patjetërsueshme demokratik. Nëse opozita pengohet qëllimisht që të hyjë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë demokratike, por nëse dikush nuk pranon të hyjë në zgjedhje kjo nuk i bën zgjedhjet jo demokratike.
Takimi me Presidentin Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltemberg. Gjatw bashkwbisedimit, kreu i shtetit shqiptar tha se zgjerimi dhe prania e NATO-s në rajonin tonë janë kyç për konsolidimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.
“Prania e NATO-s në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe BE, kontribuon për një mjedis më të sigurtë në terren, dhe është njëkohësisht thelbësore për tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, – u shpreh Presidenti Meta.
Më tej Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria mbështet të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për një tranzicion gradual të FSK në ushtri multietnike, dhe në ndërveprim të plotë me NATO-n.
“Integrimi europian dhe euro-atlantik përbëjnë të vetmen garanci të besueshme për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe begatisë në rajon, bazuar mbi vlerat e përbashkëta, dhe përparimi në këto organizata ia vlen çdo sakrificë dhe punë të palodhur”, – theksoi Presidenti Meta.
Kreu i Shtetit theksoi se ndan plotësisht vizionin e Sekretarit Stoltenberg se është detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar.
Në këtë kuadër, Presidenti do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë rritjen e buxhetit për mbrojtjen në 2% brenda 2024, jo vetëm si detyrim por edhe si përgjegjësi për ndarjen e barrës.
Presidenti Meta çmoi investimin e NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës si një aset për sigurinë e vendit, rajonit dhe Aleancës.
Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria e pret me entuziazëm anëtarësimin e afërt të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ky ishte vendimi i duhur në kohën e duhur, që shpërbleu zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe falë angazhimit konstruktiv të drejtuesve më të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe falë bashkëpunimit të pazëvendësueshëm mes ShBA-ve dhe BE-së.
Presidenti Meta vuri në dukje rolin e jashtëzakonshëm dhe jetik në mbështetje të këtij objektivi strategjik nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.