Policia e Malit të Zi njoftoi se ka sekuestruar mbi 1 ton kokainë, të fshehur në një kontenier me banane, gjatë një operacioni të koduar “187”.
Autoritetet thanë se oficerët zbuluan kokainën, e cila ishte e ndarë në 1250 pako, mbrëmjen e së enjtes në Mojanovici, një fshat pranë kryeqytetit.
Në një postim në rrjetin social Twitter, policia tha se kjo është sasia më e madhe që është sekuestruar ndonjëherë nga autoritetet në këtë vend.
Dy persona janë arrestuar gjatë operacionit policor, Mirijan Krstoviç dhe Buda Krstoviç, ndërsa disa të tjerë janë në kërkim.
Për sasinë e lëndës narkotike, e cila me anije mallrash arriti në portin e Tivarit, policia në Mal të Zi ishte njoftuar nga partnerët ndërkombëtarë.
Për suksesin e këtij aksioni të policisë reagoi në rrjetin social Twitter edhe Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se:“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”.

Kakav podvig @PolicijaCG

Čestitam @MupCg, direktoru, menadžmentu i službenicima UP, kao i @Customs_MNE na istorijskoj zapljeni kokaina.

Radimo što smo obećali. #CrnaGora🇲🇪 neće biti zemlja kriminala. pic.twitter.com/BKWoqbzZzH
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) August 27, 2021