Serbia do të jetë vendi i parë europian që do të prodhojë vaksinën kineze Sinofarm, konfirmoi mbrëmjen e së enjtes kryeministri Aleksandar Vucic.
Vendi pritet të firmosë një marrëveshje mbi ndërtimin e fabrikës, përmes një bashkëfinancimi me Kinën dhe Emiratet Arabe, brenda dy javëve të ardhshme, tha Vucic për mediat lokale.
“Prodhimi i vaksinës do të nisë nga 15 tetori, shtoi ai.
Lajmërimi erdhi menjëherë pas vizitës së tij në Abu Dabi me Princin Mohammed bin Zayed al Nahyan.
Serbia, vend kandidat i BE, ka mbajtur marrëdhënie të afërta ekonomike e diplomatike me Moskën dhe Pekinin, e ka përdorur vaksinat e prodhuara nga këto dy shtete për të vaksinuar deri tani 1.5 milionë banorë nga një popullsi me prej 7 milionësh.
Vucic tha gjithashtu se vaksinat që do të prodhohen në Serbi do të mund të dërgohen edhe drejt vendeve të rajonit në “kundrejt një pagese”.
Ajo që mësova sonte është se ne do të duhet të japim vaksinën rreth rajonit, madje edhe me koston e prodhimit “, tha Vucic.
Në shkurt, Serbisë iu dha miratimi paraprak për të filluar prodhimin e vaksinës Sputnik V gjithashtu dhe ka thënë që prodhimi do të fillojë në mes të majit.
Përdorimi i Sinofarm është miratuar në 20 shtete, tri prej të cilave në Europë: Bjellorusi, Serbi dhe Hungari.