Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për përdorimin e emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut”, duke u bazuar në njoftimin e qeverisë së vendit fqinj deri te të gjitha anëtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB) për ndryshimin e emrit.
“Duke marrë parasysh se Serbia ka marrëdhënie të mira dhe të zhvilluara me këtë vend fqinj, ndërsa ndryshimi i emrit është bërë ligjërisht në mënyrë të vlefshme, qeveria konstatoi ndryshimin e emrit dhe në komunikim në të ardhmen do ta përdor ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’ ose shkurt ‘Maqedonia e Veriut’ “, tha qeveria serbe pas një seance të mbajtur sonte.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, më 12 shkurt të vitit 2018, njoftoi se hyn në fuqi marrëveshja e Prespës, me të cilët arriti zgjidhje të mosmarrëveshjes rreth emrit me Greqinë, me çka vendi e ndryshoi emrin e saj nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut.
Kujtojmë se marrëveshja e Prespës u nënshkrua në qershor të vitit të kaluar në pjesën greke të Prespës midis dy vendeve fqinje. Mosmarrëveshja e emrit datonte që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.