Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten ka konfiskuar sasi të mëdha armatimi në pjesën veriore të vendit.
Nga armatimi i prezantuar që është gjendur në veri ka armë të gjata të kalibrave të ndryshme, pistoleta, granata dore etj.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në kuadër të aktiviteteve operative në bashkëpunim me AKI-në kanë arritur të identifikojnë disa lokacione ku ndodhej armatimi i fshehur, nga ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.
Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviç, ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës që ndërlidhet me subjektin në kërkim Zharko Cvetkoviç.
Armët e konfiskuara:
Lokacioni 1:
• 3 Armë të gjata AK-47
• 4 Karikatorë me 60 fishekë
• 1 krehër me 11 fishek
• 1 këllëf revole
• 1 çantë ushtarake
Lokacioni 2 :
• 1 rrip brezi me 25 fishek për armë gjuetie.
• 23 fishekë për armë gjuetie
• Pistolete TT me 1 karikator me 8 fishekë
• 3 karikatorë me nga 8 fishekë
• 2 karikatorë në fotrollë
• 28 fishekë për armë të gjatë
• 10 kreher me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë)
• 1 kuti me fishekë 7×62
• 4 pastruese të armës
• Kuti me lëndë të dyshimtë
• Armë e gjatë me bajonetë
• 1 pistoletë me 2 karikatorë me nga 8 fishekë 7×62 dhe 1 fotroll.
• Çantë e zezë me pajisje për pastrim të armës
• 2 kutia me nga 50 fishekë 7×62
• 3 karikatorë me fotrolla me nga 8 fishekë
• Armë e gjatë gjuetie me çantë.
• Iriq metalik
• Jelek i brendshëm Antiplumb
• 30 copë mjet i dyshuari Eksploziv TM 100
• 1 Uniformë
• Çantë e zezë me pajisje të ndihmës së parë
• Adapterë për radiolidhje