Ambasada ruse në Tiranë ka njoftuar shtetasit e saj se mund të udhëtojnë pa viza drejt Shqipërisë nga data 1 prill deri më 31 tetor 2019.
Në njoftim thuhet se Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 90 sapo ka hyrë në fuqi ” Hyn në fuqi VKM për heqjen e vizave për shtetasit rusë. Dje, më 5 mars, pas botimit në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 90, datë 27 shkurt 2019, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë edhe Rusinë, për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2019″, shkruan ambasada.