Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialogu”.
Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Në një intervistë për median serbe “Kurir”, Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj.
Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit tha se ky i fundit i njeh shumë mirë problemet mes Kosoves dhe Serbise.
“Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe rajonin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve. SHBA-të duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinë që të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ai.