Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë midis pjesëmarrësve të mbledhur në Gjermani për stërvitjen ushtarake vjetore Saber Junction 22, njoftoi sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Kjo stërvitje forcon aftësitë e partnerëve dhe ndërton ndërveprimin dhe bashkëpunimin midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.
Stërvitja gjithashtu i mundëson Shteteve të Bashkuara të vendosin në dispozicion pajisjet më moderne për të gjitha misionet, bën të ditur ambasada e SHBA, e cila ka shpërndarë edhe një video nga kjo stërvitje.
Në këtë stërvitje morën pjesë 4500 pjesëmarrës nga SHBA dhe vendet aleate e partnere ./ata