Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, ka thënë se janë të pakuptimta seancat e shpeshta në këtë Këshill.
“Është dëshpruese që në momentin situata kërkon përmirësime, ne dëgjojmë gjuhë kundërthënëse, pajtohem me kolegun tim gjerman. Vazhdimësia e këtyre takimeve nuk ka ndonjë kuptim nëse po ndihmon paqen dhe sigurinë”, ka thënë Pressman.
Tutje ai ka thënë se SHBA-të mbështesin dialogun, por që sipas tij, Kosova duhet ta heq apo pezullojë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjes në mënyrë që ky dialog të mos bllokohet.
“Për të bërë hapa përpara, për Kosovën nënkupton heqja apo pezullimin e tarifave dhe normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë, për të siguruar një të ardhme për një prosperitet dhe përspektivë evropiane”, ka thënë Pressman.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/shba-edhe-ne-okb-kerkon-nga-kosova-qe-ta-heqe-hetakses-624445/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright