Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, se fusha e futbollit në Zall-Herr u kthye në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviatorët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit u stërvitën krah Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Sipas ambasadës, këta dronë nuk përdoren vetëm për qëllime ushtarake, por mund të ndihmojnë edhe në monitorimin dhe kontrollin e zjarreve. E Ngarkuara me Punë e SHBA, Van Horn, vëzhgoi ekipet që punonin së bashku, duke pilotuar dronë dhe duke u trajnuar me kompaninë e mortajave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Sot, fusha e futbollit në Zall-Herr u kthye në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviatorët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit stërviten krah Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Të përdorur jo vetëm për qëllime ushtarake, këta dronë mund të ndihmojnë në monitorimin dhe kontrollin e zjarreve. E Ngarkuara me Punë Van Horn vëzhgoi ekipet tona duke punuar krah për krah duke pilotuar dronë dhe duke u trajnuar me kompaninë e mortajave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

/Argumentum.al