Shpresa e vetme për Kosovën është që kryeministër i Kosovës, të bëhet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Deklarata dhe përkrahja e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, në përkrahje të protestës së Lëvizjes Vetëvendosje karshi shumë çështjeve negative të cilat kanë ndodhur dhe po vazhdojnë të ndodhin në Kosovë, është një shpresë se do të ndodh diçka e mirë në Kosovë.
Me përkrahjen e SHBA-së dhe gjithë miqve ndërkombëtarë të cilët kanë investu miliarda në Kosovë, duhet të largohen “faqezinjtë” që kanë qeverisur me Kosovën që nga paslufta e deri më sot.
Shumë pozitive për vendin tonë është përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lëvizjen Vetëvendosje. Shteti më i fortë në Botë, po e përkrahë një subjekt politik në Kosovë, subjekt ky i cili derisa ka ndryshuar disa qëndrime të saj për Kosovën ishte i anashkaluar nga ndërkombëtarët.
Shpresa e vetme për Kosovën është që kryeministër i Kosovës, të bëhet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kështu në të gjitha sondazhet e bëra nga mediat e vendit tonë, Albin Kurti ka dal dukshëm më i votuari se të gjithë kandidatët e tjerë përfshirë këtu presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe gruan më të votuar në Kosovë, Vjosa Osmani.
Pra, si lideri i opozitës, z. Kurti tashmë është i pranuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë në Kosovë.
Kjo përkrahje për liderin e LVV-së është shtuar, pas shumë skandaleve të cilat kanë ndodhur në vendin tonë.
Ashiqare, asnjë parti politike e cila që 20 vite ka qeverisur me vendin, nuk ka menduar për popullin. Ata synim e kanë pasur pasurin e tyre, pasurinë e klaneve me të cilat punojnë dhe atyre pak simpatizuzëve për të cilët kanë mbetur vendet e lira për punë.
Kjo dukuri gjithmonë ka vazhduar, mirëpo qeveria e tanishme e ka privatizuar Kosovën.
Të gjitha institucionet e Kosovës, “vlojnë” nga simpatizantët e AAK-së, PDK-së dhe LDK-së, edhe pse këtë të fundin e ka përdorur PDK-ja vetëm si karrem për pushtet!
Të kthemi te shpresa e humbur e qytetarëve, për të cilën Qeveria as që po shqetësohet. Të paktën shqetësimin e tyre nuk e kanë shprehur me sinqeritet. Largimi i rreth 200 mijë qytetarëve vetëm në këto vitet e fundit nga Kosova, nuk e alarmoj këtë Qeveri. Po të ishte e kundërta do të vëreheshin ndryshimet. Qeveria, konkretisht AAK-ja, familjarët e tyre dhe simpatizantët tashmë i punësoi në PTK, RTK dhe shumë institucione të tjera, kurse rina po migron si në kohën kur krimineli serb, i ashtuquajturi kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi filloi të ushtroi tmerrin e tyre ndaj shqiptarëve.
Se nuk u shqetësua shumë Qeveria, u pa edhe nda deklarata e këshilltarit të Ramush Haradinaj, i cili tha se largimi i qytetarëve nga Kosova, është duke ndodhur ka ndikimi rus. E kjo normalisht që ishte një ndër deklaratat më skandaloze në kohën e fundit. Pasi largimi i qytetarëve nga Kosova po ndodh pikërisht nga ndikimi i Qeverisë! Qeveria nuk mendoi për popullin. Jo vetëm kjo e fundit, por as ato paraprake.
Pas gjithë kësaj katrahure, po fillon siç duket një shpresë e re. Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta, e këto protesta po i përkrahë edhe Amerika. Me përkrahjen e Amerikës, ka shpresa për një revolucion në vendin tonë. E ky revolucion po nis nesër që ka synim largimin me rrënjë të politikës së kriminalizuar!
Miqtë ndërkombëtar ka kohë që kanë bërë thirrje që krahu i luftës të largohet nga politika, por kjo nuk ndodhi kurrë. Shpresojmë që me përkrahjen dhe bekimin e Amerikës, dhe me protestat e LVV-së, pa përkrahjen e LDK-së, të largohet klani politik i korruptuar, për të ardhë një frymë e re që prioritet e ka kombin, Kosovën dhe shtetasit e saj!/Bota sot