“Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit, paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejt integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë, se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në Procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët e tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive”.
Kjo thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA në Kosove, duke tërhequr vërejtjen që mos të punohet kundër interesave amerikane.
“Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara nuk mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike, pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale”, thuhet me tej në komunikatë, duke kërkuar nga udhëheqësit politik të Kosovës që të tregojnë lidership. “Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, përfundon komunikata e Ambasadës së SHBA-ve.