Qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbështes Shqipërinë në përpjekjen humanitare pas tërmetit.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se “një ekip ekspertësh në raste fatkeqësisht nga USAID dhe Ndihma Humanitare e Bashkimit Europian vizituan dje komunitetet e prekura rënë nga tërmeti në Shqipëri, për të vlerësuar dëmet dhe për të diskutuar nevojat humanitare me autoritetet vendore”.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara vijon të punojë në mbështetje të përpjekjeve humanitare pas tërmetit”, shprehet ambasada.