Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për të ashtuquajturin “Shengeni ballkanik”.
Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë nesër një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, me të cilët do të nënshkruhet edhe marrëveshja në Novi Sad.
Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve e shërbimeve të quajtur “Shengeni Ballkanik”.
Për këtë marrëveshje kryeministri Rama ka folur disa herë. Kjo ide për një mini Schengen qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kanë kundërshtuar ashpër, pasi e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.