Nga gazeta “Politika”, datë 29 qershor 2021
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mori pjesë sot nëpërmjet video-linkut në konferencën “Shengeni i Vogël” me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në të cilën u fol për hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si proces me rëndësi vitale për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugës europiane në tërësi.
Bashkëbiseduesit u shprehën dakord se vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet antarsimi në Bashkimin Europian, meqënse rajoni është i rrethuar me kufinj të BE-së, ndërsa si vende që synojnë antarsimin ndajnë vlera të përbashkëta europiane, informoi shërbimi për bashkëpunim me mediat i presidentit Vuçiç.
Presidenti i Serbisë dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shprehën dëshirën që katër liritë europiane- lëvizja e lirë njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve, të fillojnë të zbatohen sa më shpejt në mbarë rajonin dhe se në këtë kontekst ti ofrohet mbështetje e plotë bashkësisë rajonale tregtare në Samitin e Procesit të Berlinit me 5 korrik.
“Jemi të vetëdijshëm se vetëm nëpërmjet punës së përbashkët dhe pranimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativave të ndryshme siç është Tregu i përbashkët, Shengeni rajonal, koridoret e gjelbërta ose Procesi i Berlinit, mund të afrojmë ekonomitë tona, të rritim mirëqënien e njerëzve tanë dhe të sjellim investime të mëdha, të cilat nuk do të ishin të mundshme për asnjërin prej nesh marrë në veçanti”, është një prej konkluzioneve të veçanta të kësaj video-konference.
Bashkëbiseduesit u shprehën dakord që me 29 korrik të takohen në Shkup, në mënyrë që të bëjnë një shqyrtim të përparimit në zbatimin e iniciativave dhe projekteve të deritanishme dhe të nënëshkruajnë marrëveshje të tjera mes tre vendeve lidhur me realizimin e detyrimeve nga Procesi i Berlinit, si dhe mbi bashkëpunimin dhe ndihmën në raste të katastrofave natyrore dhe lehtësive për tregtinë, importin dhe eksportin.
“U bëjmë thirrje dhe nxitim kolegët tanë të rajonit që të nënëshkruajnë dhe të vënë në jetë marrëveshje të tilla, në mënyrë që vizioni i hapësirës së përbashkët politike dhe ekonomike në mbarë Ballkanin Perëndimor së shpejti, nëpërmjet tregut të përbashkët, të bëhen pjesë e rëndësishme e së përditëshmes së qytetarëve tanë”, porositën presidenti i Serbisë dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbiseduesit theksuan në mënyrë të veçantë se edhe krahas vonesës në procesin e zgjerimit ata do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të zbatojnë mënyra të reja, fusha politike dhe instrumente financiarë, në mënyrë që të tre vendet të rritin kontributin për Europën, të forcojnë lidhjet me Bashkimin Europian dhe gradualisht ta integrojnë rajonin në tregun e përbashkët europian.
Duke folur për agjendën e gjelbërt, bashkëbiseduesit i dërguan thirrje të përbashkët Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’iu bashkohen vendeve të mbarë rajonit me synim mbështetjen për zhvillimin e projekteve në të cilat do të mund të investohet sa më parë, në mënyrë që të përparohet mbrojtja e mjedisit jetësor dhe të rritet përdorimi i gjërë i burimeve të rinovueshme, në përputhje me zbatimin e Planit ekonomik dhe investues të BE-së dhe Agjendës së Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor, transmeton Tanjugu.
“Vendet tona kanë potencial shumë të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim të këtij sektori. Do të lutemi për mbështetje praktike në mënyrë që të zbulojmë se cilët projekte mund ta përparojnë rajonin tonë në këndvështrimin e burimeve të energjisë së rinovueshme për qytetarët tanë dhe për të ardhmen e gjelbërt energjetike të BE-së”, nënvizuan bashkëbiseduesit gjatë video-konferencës “Shengeni i Vogël”.
Konkluduan se vetëm, lidhja rajonale, me mbështetje të Bashkimit Europian, mund të kontribuojë për stabilitetin e përgjithshëm dhe përparimin e tërë rajonit dhe Europës, nënvizohet në informacionin e mësipërm.
http://www.politika.rs/sr/clanak/482266/Mali-Sengen-za-napredak-Zapadnog-Balkana