Presidenti Donald Trump injoroi raportet nga agjensitë e inteligjencës amerikane që në janar, ku e paralajmëruan për shkallën dhe intensitetin e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, raportoi të premten Ëashington Post.
Duke përmendur zyrtarët amerikanë të njohur me raportet dhe paralajmërimet e agjencive, Ëashington Post raportoi se agjencitë e inteligjencës kanë përshkruan natyrën dhe përhapjen globale të virusit dhe nevojën e mundshme për masa qeveritare për ta parandaluar atë – ndërsa Trump vendosi t’i largojë ata duke mos i marrë seriozisht deklarat e tyre.
CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare nuk pranuan të komentojnë për këtë deklaratë. Kur u pyet për koment mbi raportin, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha për CNN:
“Presidenti Trump ka ndërmarrë masa historike, agresive për të mbrojtur shëndetin, pasurinë dhe sigurinë e popullit amerikan – dhe e bëri këtë, ndërsa media dhe demokratët zgjodhën të përqëndroheshin në një mashtrim të paligjshëm dhe të turshëm”, tha Gidley .
“Është më se e pështirë, e përçmuar dhe e turpshme të besosh këto burime frikacakë pa emër, në përpjekje për të rishkruar historinë – është një kërcënim i qartë për këtë vend të madh”.
Një burim i njohur i tha CNN se komitetet e zbulimit të kongresit u informuan për kërcënimin e koronavirusit në janar dhe shkurt.
Raportet e inteligjencës nuk parashikuan se kur virusi mund të godiste SHBA ose të rekomandojë hapa që duhen ndërmarrë si përgjigje, tha burimi. Raportet gjurmuan përhapjen e virusit në Kinë dhe në vendet e tjera, dhe paralajmëruan se zyrtarët kinezë po minimizonin ndikimin.
Më vonë në janar, ndihmësit u takuan me shefin e atëhershëm të ushtrisë së Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, në një përpjekje për të bindur zyrtarët e nivelit më të lartë për të monitoruar virusin me Drejtorin e Këshillit të Politikës së Brendshme të Shtëpisë së Bardhë Joe Grogan. Ata u shprehën se nëse Shtëpia e Bardhë nuk e merr seriozisht virusin që mund të jetë një shqetësim për gjithë botën për shumë muaj, Trump mund të rrezikojë të humbasë rizgjedhjet e tij, tha një burrim për Post.
Mulvaney më pas mbajti takime të rregullta, megjithëse zyrtarët i thanë gazetës që Trump nuk e merrte seriozisht virusin sepse nuk mendonte se ai mund të ishte përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti gjithashtu dukej se mohonte kërcënimin e virusit në favor të besimit të informacionit të dhënë nga Presidenti Kinez Xi Jinping, raportoi gazeta.
Edhe kur rastet arritën në SH.B.A., Trump kundërshtoi ta karakterizonte virusin si një kërcënim serioz, raportoi gazeta. Dy zyrtarë të lartë të administratës i thanë gazetës që ndërsa kthehej nga India, Trump u ankua se zyrtarja e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Nancy Messonnier po frikësonte investitorët ./oranews