Me rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit të Polonisë në Bashkimin Evropian, në kuadër të Javës së Evropës 2024 në Shqipëri – BE për Gjithëpërfshirjen, Diversitetin dhe të Drejtat e Njeriut, Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë organizon shfaqjen e filmit “ Prapa” me regji të Jacek Lusiński.
Filmi është i frymëzuar nga historia e vërtetë e një nëne të re të një djali autik, kokëfortësia shumëvjeçare e të cilit dhe lufta kundër burokracisë dhe pashpirtësisë njerëzore çuan në ndryshime në sistemin arsimor.
Shfaqja do të zhvillohet të martën, më 7 maj 2024 në orën 18.30. në Shtëpinë e Evropës (Rr. Papa Gjon Pali II, Tiranë). Hyrja falas.
Ky aktivitet organizohet në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
/Argumentum.al