Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 15 persona që kanë humbur jetën nga COVID-19 si dhe janë regjistruar 836 raste të reja pozitive duke shënuar një rekord si për viktimat ashtu edhe për infektimet. Mes viktimave është një fëmijë vetëm 16-muajsh, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Pediatrinë e Tiranës.
I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID-19.
Gjatë ditës së fundit janë kryer 2 677 testime (479 janë testime janë kryer për arsye depistimi) ku kanë rezultuar të infektuar 836 persona. Bashkë me rastet e fundit, aktualisht në të gjithë vendin ka më shumë se 15 700 persona të prekur, ku Tirana mban rekord me më shumë se 8 mijë raste.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,
28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,
15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,
9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,
5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,
3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,
1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.
COVID-19 – Statistika (20 Nëntor 2020)
Testime totale 168,294
Raste pozitive 31,459
Raste të shëruara 15,055
Raste Aktive 15,732
Humbje jete 672
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8082
Durrës 1180
Elbasan 742
Fier 1151
Korçë 905
Vlorë 745
Shkodër 866
Lezhë 667
Berat 507
Kukës 317
Dibër 142
Gjirokaster 428