-Shitjet në tregtinë me pakicë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019, u rritën me 3.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), shitjet në tregtinë me pakicë pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, pësuan një rritje prej 3.7%, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, shitjet shënuan një rritje prej 2.6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.
Ndërsa volumi i shitjeve, për grupin “artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4.4%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara u rrit 4.8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.