Pas 12 vitesh e drejtuar nga Mziu, Kamza ndryshon kryebashkiak
Pas 12 vitesh nën drejtimin e Xhelal Mziut, Bashkia e Kamzës do të ketë kryetarin e saj të ri.
Është konstituar sot edhe këshilli i bashkisë së Kamzës, ndërsa Rakip Suli pritet të betohet në krye të saj.
Konstituimi i këshillit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe figura të rëndësishme nga radhët e Partisë Socialiste si Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Taulant Balla dhe deputeti Ervin Bushati.
Gjykata e Tiranës disa ditë më parë i dha mandatin kreut të ri të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.
Një ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal kundrejt Prefektes së Tiranës, me motivacionin e cënimit të autonomisë së pushtetit lokal në Bashkinë e Kamzës.
Ndërkohë, Mziu ndodhet ende në zyrë, ku do të respektoje orarin zyrtar të punës, deri në orën 16:00. Ka një organizmi për të kundërshtuar futjen në zyrë të zotit Suli.
Ndersa Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi shprehet se nuk do ta lirojë zyrën e bashkisë.
Një ditë pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ajo deklaron se shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës.
Përmes një postimi në facebook, Ademi hedh akuza të forta për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa thotë se krimi qeveritar e ka marrë dhe do ta marrë çdo herë përgjigjen nga Shkodra e qytetarët e saj.
Reagimi i Ademit:
“Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat iu vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë. Shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.
Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë.
“30 qershori” ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtetin e uzurpuar se është pakicë, që i tregoi edhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refuzojnë partinë – shtet, monizmin pas 30 viteve pluralizëm. Shkodra ia dha përgjigjen juntës anti- kushtetuese të Edi Ramës, me një braktisje të pashembullt, nga të majtë e të djathtë. Me gjithë manipulimet dhe terrorin mbi administratën shtetërore.
Shkodra është e shkodranëve dhe do të jetë gjithmonë e shkodranëve. Krimi qeveritar e ka marrë dhe do ta marrë çdo herë përgjigjen nga Shkodra e qytetarët e saj.
Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore, 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën. Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica e shqiptarëve. Lufta me krimin shtetëror është e vështirë dhe ne shkodranët e dimë mirë! Me vendosmëri, sepse s’ka rrugë tjetër!