Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi.
Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 12.
9 janë lidhje kontakti me rastine e parë, 3 janë raste të reja: një në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.
“Kanë rezultuar dy raste me koronavirus. I moshuari në Lushnje 78 vjec, me një hisori udhëtimi në Bergamo të Italisë. Të dyja rastet janë në vetëizolim. Janë testuar 157 njerëz të dyshuar dhe deri tani vetëm 12 i kemi identifikuar pozitiv”, tha zv.ministrja e shendetësisë.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar.
7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha zv.ministrja Rakacolli.