Autoritetet greke njoftuan se numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Tempe, në Greqinë e Veriut, ka arritur në 57.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke përdorur vinça dhe makineri të rënda për të kërkuar për trupa të pasagjerëve nën rrënojat e trenave të përfshirë në aksident, ndërsa Greqia është zi kombëtare dhe mijëra njerëz kanë dalë në protesta për sigurinë hekurudhore.
Burimet diplomatike shqiptare në Athinë kanë pohuar se mes pasagjerëve rezultojnë edhe tre shqiptarë të zhukur.
Ambasada shqiptare në Athinë ka konfirmuar për Zërin e Amerikës emrat e tre shqiptarëve të zhdukur: Klaudia Lato, Pavlin Bozo dhe Denis Ruçi.
Nga përplasja e dy trenave janë evidentuar edhe të paktën nëntë shqiptar të plagosur që ishin udhëtarë në trenin e pasagjerëve.
Dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv, ndërsa 7 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të lënduar, jashtë rrezikut për jetën.
Nderkohe ne Shqiperi e diela e 5 marsit do të jetë ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e aksidentit të rëndë hekurudhor në Greqi.
Kryeministri Edi Rama publikoi vendimin e Qeverisë që shpall ditën e zisë kombëtare.