Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet.
Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit.
Shkupi gjithashtu ka një ndërtesë të stilit neo-andaluziane gjë që në gjeografinë e afërt mund të vërehet rrallë.
Gjithashtu vlen të përmendet se Shkupi, përveç tërmetit të vitit 1963, përjetoi edhe një katastrofë, kur më 26 tetor të vitit 1689, komandanti austriak, gjenerali Enea Silvio Piccolomini, dëshironte të marrë nën kontroll tokat që në atë kohë ishin nën sundimin osman. Ai i vuri flakën qytetit, ndërsa zjarri i cili zgjati dy ditë e shkatërroi gati gjithë qytetin.
Pas këtij zjarri, vetëm disa objekte të gurit kishin mbijetuar ndërsa edhe popullata e qytetit ishte zvogëluar në mënyrë drastike, duke e humbur rëndësinë e qendrës tregtare rajonale./AA