Kryetari i grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk komentoi sot deklaratat e Të Ngarkuarit me Punë të SHBA, David Wisner.
“Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e Të Ngarkuarit me Punë të SHBA, i cili shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu, mua nuk më takon të komentoj më tutje këtë problem”, tha Berisha.
“Por ka një rrugë, e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për të cilën flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen më të plotë të problemit. Kjo është përgjigjja ime”, tha ai.
Berisha u shpreh se, qeveria britanike nuk mori pjesë në reformën e drejtësisë.
“Qeveria britanike dërgoi ekip me juristë të shkëlqyer. Erdhën, panë se çfarë ishte, kuptuan që ishte çdo gjë përveç reformës dhe u larguan pa marrë pjesë fare në proces”, u shpreh ai.
“I takova ata, erdhën në zyrën time, biseduam gjatë në atë kohë dhe në fund ata u larguan. Njerëz fisnikë, e panë se nuk ishte punë reforme”, tha Berisha.