Në të gjitha bashkitë e vendit ka nisur sot operacioni humanitar për shpërndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve për të moshuarit që jetojnë vetëm.
Në Skrapar, Kurbin, Kukës, Elbasan, Kavajë, Fier, Dibër, Shijak, Malësi e Madhe, Cërrik, Ura Vajgurore, Sarandë, Himarë, Delvinë, Belsh, Bulqizë, Lezhë, Has, punonjës të bashkive shpërndanë sot pako ushqimore dhe medikamente për të moshuar që jetojnë vetëm.
Njëkohësisht ata u lanë atyre numrat e telefonit, në mënyrë që për çdo nevojë t’u gjenden pranë.
“Ne do të vijmë t’ju ndihmojmë në çdo orë që të keni nevojë. Jemi në dispozicionin tuaj 24 orë në 24 për çdo nevojë tuajën dhe porosia e Kryeministrit është që të mos lëvizni nga shtëpia për asnjë arsye”, ishte mesazhi që përcollën punonjësit e bashkive.