Një person ka humbur jetën dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur sot rreth orës 11:35 në ndërtesën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Podgoricë, sipas agjencisë malazeze të lajmeve, MINA.
Policia njoftoi në Twitter se M.B aktivizoi mjetin shpërthyes.
“Rreth 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Podgoricë, M.B aktivizoi siguresën e një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa pesë persona, sipas të dhënave të deritanishme, kanë mbetur të plagosur”, tha policia.
Siç thanë ata, ekipet e policisë dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për hetimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.