Rusia ka evakuuar më shumë se 2,000 njerëz nga fshatrat e afërta pasi një zjarr i madh nisi shpërthimet në një depo municionesh në rajonin Ryazan në jug-lindje të Moskës.
Më shumë se 400 zjarrfikëse që prej mbremjes së të mërkurës janë duke luftuar për të shuar flakët.
Sipas autoriteteve pesë persona mbetën të plagosur dhe fatmirësisht nuk pati viktima.
Si pasojë, flakët dhe retë e mëdha të tymit u ngritën në qiell mbi depon, e cila thuhet se përmbante 75,000 tonë municione.