Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka reaguar nëpërmjet një deklarate në lidhje me shperthimin e digës Nova Kakhovka në Ukrainë, duke e cilësuar si një akt terrorist me pasoja njerzore pasi dhjetëra vendbanime në të dy anët e lumit Dnipro ndodhen në rrezikun e përmbytjes.
Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës në lidhje me aktin terrorist të Rusisë kundër HEC-it Kakhovskaya.
Natën e datës 6 qershorit, Federata Ruse hodhi në erë digën e hidrocentralit Kakhovka, e cila ndodhet pranë qytetit Nova Kakhovka, në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit Kherson.
Dhjetëra vendbanime në të dy anët e lumit Dnipro ndodhen në rrezikun e përmbytjes.
Njësitë e Policisë Kombëtare dhe Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të rajonit Kherson po marrin masa urgjente për evakuimin e popullatës civile nga zonat e mundshme të përmbytjeve. Ndërkohë po njoftohen banorët e bregut të majtë të rajonit i pushtuar përkohësisht të Khersonit.
Ne e konsiderojmë shpërthimin e digës së HEC-it Kakhovskaya nga Federata Ruse si një akt terrorist kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës, i cili synon të shkaktojë sa më shumë viktima dhe shkatërrime. Sulmi terrorist në HEC-in Kakhovskaya u diskutua më parë në nivel të forcave pushtuese në rajonin Kherson dhe propagandistëve në televizionin rus, gjë që tregon se ishte planifikuar paraprakisht.
Shpërthimin i digës së HEC-it Kakhovskaya është terrorizëm teknogjenik dhe ekologjik, fatkeqësia më e madhe e shkaktuar nga njeriu në Evropë në dekadat e fundit, një tjetër manifestim i gjenocidit të Rusisë kundër ukrainasve. Kjo është përgjigja e Kremlinit ndaj vendeve që bëjnë thirrje për bisedime paqeje me Federatën Ruse.
Për shkak të uljes së nivelit të ujit në rezervuarin e Kakhovit, mund të ekzistojë rreziku i një incidenti në një objekt tjetër infrastrukturor kritik të pushtuar nga Rusia – NPP Zaporizhia.
I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë me forcë sulmin terrorist rus në HEC-in Kakhovskaya.
Krimi teknogjenik i Federatës Ruse konfirmon rëndësinë e lartë të Formulës së Paqes propozuar nga Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyi. Ne u bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i bashkohen zbatimit të tij sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht pikave qe kane te bëjnë me luftën kundër ekocidit, sigurisë bërthamore dhe energjetike.
Rusia do të duhet të kompensojë të gjitha pasojat e krimit të saj: si për njerëzit, ashtu edhe për infrastrukturën dhe mjedisin.
Ne gjithashtu u bëjmë thirrje vendeve të Grupit të Shtatë dhe BE-së që urgjentisht të marrin në konsideratë vendosjen e sanksioneve të reja të gjera ndaj Federatës Ruse, veçanërisht ndaj industrisë ruse të raketave dhe industrisë bërthamore.
Sipas rezultateve të mbledhjes së Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës në mëngjesin e 6 qershorit, lista e veprimeve të propozuara nga Ministri i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, në kuadër të përgjigjes, e cila, në veçanti, përfshin thirrjen nga Ukraina e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sjellja e çështjes së sulmit terrorist rus në mbledhjen e Këshillit Drejtues të IAEA, si dhe përfshirja e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
/Argumentum.al