Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me deklaratat që ky i fundit bëri për largimin e shqiptarëve. Kreu i qeverisë e quajti një propogandë të shëmtuar.
Kryeministri Rama në Twitter:
Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!
Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1346403383943581702?ref_src=twsrc%5Etfw”>January 5, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>