Shqetësimet madhore të biznesëve për vitin 2018 ishin vështirësitë nga konkurrenca dhe gjetja e tregjeve, tëcilat u evidentuan ga Banka e Shqipërisë në një vrojtim të posaçëm.
Ndërmarrjet kanë dhënë gjykimin e tyre mbi rëndësinë e disa problemeve të caktuara, për të cilat iu është kërkuar të bëjnë një vlerësim me shkallë nga 1 deri në 10, ku 1 është shkalla më e ulët dhe 10 është shkalla më e lartë e vështirësisë.
Elementi i konkurrencës vijon të cilësohet nga të gjitha grupet e ndërmarrjeve si faktori më i rëndësishëm kufizues në aktivitetin e tyre edhe gjatë periudhës së vrojtuar.
Krahasuar me periudhën paraardhëse, rëndësia e këtij faktori vlerësohet disi në rritje për ndërmarrjet e mesme, por në rënie për ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha. Në të gjitha kategoritë e ndërmarrjeve, të vogla, të mesme dhe të mëdha konkurrenca mori 7 pikë.
Gjetja e tregut, gjithashtu, vlerësohet si një tjetër faktor irëndësishëm kufizues për të tre grupet e ndërmarrjeve, por vlerësimi mbi këtë faktor ka qenë në rënie gjatë periudhës së vrojtuar. Problematikat lidhur me aksesin në financim dhe kostot e financimit vlerësohen në rritje nga ndërmarrjet e mesme, por në zbutje nga ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha.
Institucionet ndërkombëtare dhe ekspertët sugjerojnë sfidat me të cilat po përballet dhe do të përballet biznesi janë të llojeve të ndryshme, por konkurrenca do të jetë gjithnjë e më vështirë për shkak se tregu shqiptar është dhe do të jetë gjithmonë e më ihapur me tregun europian, duke hequr tarifat dhe barrierat doganore të tregtisë.
Ky proces do të rrisë trysninë për bizneset, duke shtuar nevojën për t’u bërë konkurrues, duke investuar në teknologji dhe duke rritur produktivitetin dhe cilësinë.
Nga ana tjetër, për të qenë pjesë e tregut të përbashkët duhet përafruar edhe legjislacioni me atë të BE, çka në shumë fusha detyron biznesin të përshtatet dhe të adoptojë ato standarde si bizneset europiane.
Kjo do të kërkojë gjithmonë e më shumë investim për të përmbushur ato kritere, sidomos në prodhim, por nga ana tjetër do të krijojë mundësi për të depërtuar në tregun europian me prodhime shqiptare, çka është e vështirë aktualisht.